Mat/ Aktivitet kulturor me rastin e ditëlindjes së Dritëro Agollit

Mat/ Aktivitet kulturor me rastin e ditëlindjes së Dritëro Agollit

/ATSH – I. Vata/ Në ditën e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, Biblioteka publike Mat në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës së Fëmijëve Mat ftuan në ambientet e Bibliotekës nxënësit e klasave të dyta të shkollës “31 Korriku” për të dëgjuar përrallën “3 Derrkucët” nga personazhi i gjyshes.

Në fund të aktivitetit, nxënësit u bënë anëtarë të bibliotekës.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.