Ballina SOCIALE Mat. 700 nxënës u ulën në bankat e shkollës këtë të hënë

Mat. 700 nxënës u ulën në bankat e shkollës këtë të hënë

0

Rreth 700 nxënës nga klasa e parë në klasën e pestë janë rikthyer në shkolla këtë të hënë. Sipas informacionit të marrë pranë Zyrës Vendore Arsimore Mat dita e parë e rikthimit në shkollë për programin plotësues që do të zbatohet për 2 javët e para të shtatorit nga kl 1 deri në të 5 për vitin shkollor 2019-2020, dhe jo klasat e para të këtij viti, pjesmarrja ka qenë e lartë. Rreth 700 nxënës janë ulur në banka për të minimizuar boshllëqet e krijuara gjatë mësimit në distancë në periudhën e pandemisë. ZVA Mat bën të ditur se edhe kur të nisë shkolla sipas udhëzuesit të MASR javët e para do të jenë përforcimi i njohurive të vitit mësimor që shkoi.
Ndërkohë nxënësit janë futur në klasa me maska dhe duke zbatuar udhëzimet e dala nga instancat shëndetësore e ato të ministrisë. Vendosja në tavolina ka qenë sipas udhëzimeve për të ruajtur distancën. Po ashtu edhe mësuesit ishin të pajisur me maska. Ndërkohë Bashkia e Matit ka bërë dezinfektimin e të gjitha ambjenteve para se nxënësit të rikthehen në shkolla.

Exit mobile version