MASR mban “peng” projektin e shkollës së Suçit

0
6

Prej dy vitesh shkolla e mesme e Bashkuar “Haxhi Lata” në Suç është jashtë funksionit për shkak se në qershor të vitit 2020 ekspertët e Institutit të Ndërtimit të ardhur nga Tirana e nxorën atë të papërdorshme për shkak se sipas tyre, objekti ka ësuar një dëmtim në anën e pasme.
Që prej dy vitesh në këtë shkollë nuk është zhvilluar mësim duke bërë që nxënësit të shpërndahen në shkolla të tjera të Bashkisë Klos për të zhvilluar dy vite arsimore.
Protestat e zhvilluara vitin e kaluar nga nxënësit, prindërit e tyre dhe banorët nuk kanë dhënë efektin e duhur pasi edhe vitin shkollor 2021 – 2022 u desh ta kalonin të ndarë në disa objekte të tjera.
Burime pranë Bashkisë Klos thanë se prej muajsh janë dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dy projekte, njëri për rikonstruksion dhe një tjetër për ndërtimin e një objekti të ri, por deri tani asnjëri nga këta projekte nuk ka gjetur financimin e Ministrisë së Arsimit.
Nisur nga këto kushte, edhe vitin e ardhshëm nxënësit e shkollës së mesme të Bashkuar “Haxhi Lata” në Suç, do ta zhvillojnë mësimin në objektet e caktuara vitin e kaluar.