Mashtronte qytetarë duke përdorur identitet të rremë për t’u zhvatur para, arrestohet 21-vjeçari

Mashtronte qytetarë duke përdorur identitet të rremë për t’u zhvatur para, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është arrestuar sot pasi dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë duke përdorur identitet të rremë për t’iu zhvatur para. I riu, me iniciale E. H. dhe banor në Paskuqan, u kap në flagrancë teksa shkoi për t’i marrë një shumë parash një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar edhe më parë.

Pas një ankesë nga një qytetare, e cila deklaroi se ishte pre e mashtrimit nga një person që përdorte identitet të falsifikuar, shërbimet policore filluan hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin. Si rezultat i operacionit policor “Strategjia”, i dyshuari u arrestua në momentin kur po merrte para nga viktima e tij.

Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar raste të tjera të mundshme mashtrimesh nga i njëjti person. Materialet e procedurës janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.