Masakrimi i pyjeve ndër vite, flet ish-tekniku Zyber Plloçi
Prej 35 vitesh pyjet e vendit tonë janë shfrytëzuar pa kriter për të mos thënë në mënyrë barbare. Si fillim ata u shkatërruan nëpërmjet prerjes nga vetë dora e njeriut dhe në vitet e fundit, dëmet më të mëdha po shkaktohen nga rënia e zjarreve. Me një karrierë 46 vjeçare në sektorin pyjor në pozicione të ndryshme që nga teknik e deri përgjegjës, Zyber Plloçi, tashmë i dalë në pension thotë se pas viteve 90-të nisi shkatërrimi masiv i pyjeve. Zjarre ka patur edhe para viteve 90 por jo si gjatë këtyre viteve.
Për teknikun Plloçi, prerja e pyjeve ka prishur totalisht ekosistemin jo vetëm të zonës, por edhe më gjerë.
Ish-punonjësi i shërbimit pyjor për më shumë se katër dekada, Zyber Plloçi thotë se zjarret mund të jenë të gjitha të qëllimshme.
Ish-tekniku këshillon që të rishihet ligji i pyjeve, ku pyjet duhet t’i rikthehen shtetit dhe jo bashkive.
Rikthimi i pyjeve në gjendjen e mëparshme sipas teknikut Zyber Plloçi duhet afro një shekull a më shumë.