Martesën e parë mbretërore pas një shekulli në Rusi, në dasëm edhe princ Leka (FOTO)

0
6

Një pasardhës i dinastisë mbretërore Romanov, është martuar sot në një ceremoni ekstravagante në ish-kryeqyetin perandorak Shën Petersburg.

Në ceremoninë dy-ditore, Duka George Mikhailovich Romanov po martohet me të fejuarën italiane Victoria Bettarini, e cila vitin e kaluar ndryshoi emrin në Victoria Romanovna dhe u konvertua në fenë e Kishës ortodokse ruse. Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe Princ Leka së bashku me Princeshë Elian.

Martesa vjen një shekull pas rënies së Carit Nikola II, që u ekzekutua bashkë me familjen nga revolucionarët bolshevikë, duke i dhënë fund sundimit 300-vjecar të Romanovëve.