Rekamë

Procesi i marrjes së tokës bujqësore në pronësi do të mbyllet me datën 7 Nëntor. Të gjithë ata që ende nuk kanë bërë aplikimin pranë bashkive për marrjen e çertifikatës së pronësisë së tokës së tyre, duhet të nxitojnë pasi kanë mbetur më pak se dy muaj deri në mbylljen e këtij procesi. Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj tha se ende ka hezitim apo neglizhencë nga qytetarët në këtë proces. Ai iu bëri apel banorëve që të nxitojnë të bëjnë aplikimet për Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi pranë bashkisë e kjo e fundit më pas tja përcjellë zyrës së regjistrimit. Pas datës 7 Nëntor, të gjitha pronat do t’i kalojnë shtetit dhe qytetarëve ju humbet e drejta për ta regjistruar si pronë të tyren.

Procesi i regjistrimit të tokave bujqësore ka nisur që para disa vitesh por ende nuk është mbyllur. Marrja e pronësisë për tokat bujqësore është kthyer në domosdoshmëri tashmë ku për çdo investim në tokë duhet dokumenti i pronësisë.