Ballina AKTUALITET Marrja e gurrave të Gurit të Bardhë, “than” edhe fshatin Shkallë në...

Marrja e gurrave të Gurit të Bardhë, “than” edhe fshatin Shkallë në Xibër, banorët janë kundër

0

   Fshati Shkallë, në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, është një nga fshatrat që preket direkt nëse tjetërsohet rrjedha e burimeve ujore të njohura si gurrat e Gurit të Bardhë. Nga këto burime ujore, vaditen me qindra hektarë tokë bujqësore të fshatrave Gurë i Bardhë, Petralbë, Shkallë, Xibër Murrize dhe Fshat. Për ish këshilltarin bashkiak, Kasem Muça, banor i fshatit Shkallë, tjetërsimi i përdorimit të burimeve ujore historike për vaditje të fshatit të tij, do të ndikojë rëndë në ekonomitë familjare. Muça shton më tej se veprimet e Bashkisë së Tiranës deri tani janë marrë në mënyrë të njëanshme dhe se banorët që preken direkt as nuk janë pyetur.

https://youtu.be/-LcpIAk0R1s

Për një tjetër banor të fshatit Shkallë, Lezan Dalliu, marrja e këtij uji nga Bashkia e Tiranës, do të thotë marrje jete për të gjithë banorët e këtij fshati.   Qeveria shqiptare i ka marrë një hua prej 80 milion eurosh në Dhjetor të vitit 2021, Bankës Evropiane të Investimeve, me destinacionin e vetëm atë të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit nga burimet e Gurit të Bardhë në Tiranë. Megjithëse në terren nuk kanë nisur ende punimet, banorët e 5 fshatrave që preken nga kjo “vepër marrje”, nuk janë pyetur deri sot

Exit mobile version