Rekamë

   Nga sot e në vazhdim Qendra e Formimit Profesional në Burrel, do t’i kalojë Drejtorisë  Rajonale të Ofrimit e Formimit Profesional Publik për Zonën Verilindore Pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Këtë të premte është firmosur marrëveshja mes Kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj dhe Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik për Zonën Verilindore Mihal Kallojeri. Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj tha se me këtë marrëveshje Qendra e Formimit Profesional do të jetë një mundësi akoma më e mirë për të gjithë ata që duan të ndjekin një kurs professional pranë saj. Ndërsa Drejtori Mihal Kallojeri tha se kjo qendër është një asset i shtuar për Drejtorinë  Rajonale të Ofrimit e Formimit Profesional Publik për Zonën Verilindore Pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Qendra e Formimit Profesional “Mat Yesi“, është një financim i Bashkisë Mat dhe Bashkimit Evropian.