Maqellarë, vijon ndotja e rrugës së vjetër dhe hyrjes së fshatit Pesëjakë

0

Kjo është rruga e vjetër e Maqellarës, që dikur ishte arteria hyrëse për të gjithë ata që vinin nga Peshkopia. Ndonëse është bërë disa herë mediatike problematika e ndotjes së këtij aksi rrugor, masat kanë qenë të pakta nga autoritetet përgjegjëse. Pas çdo lajmi të bërë, vendorët kanë ndërhyrë për të pastruar mbeturinat, por pa zgjidhur përfundimisht problemin. Jo vetëm kjo rrugë, por edhe përroi që ndan Maqellarën me fshatin Pesëjakë, është totalisht i ndotur e i mbushur me mbeturina nga më të ndryshme. Banorët e MAqellarës dhe ato të Pesëjakës shprehen se kjo situatë vazhdon prej 3 dekadash dhe se asnjë nga drejtuesit vendor, ish komuna apo bashkia pas vitit 2015, nuk e ka zgjidhur. Banorët thonë gjithashtu se kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër dhe se prania e mbeturinave po shkakton ndotje të madhe të mjedisit në këtë zonë.

Banorët kërkojnë angazhim më serioz të institucioneve përgjegjëse qoftë ato vendore e qoftë ato të shëndetësisë që të marrin masa dhe ta zgjidhin këtë problem emergjent.