
Banorët e Maqellarës në Bashkinë e Dibrës vijojnë të përballen me ndotjen e madhe të mjedisit nga mbeturinat edhe pas pastrimit te saj nga bashkia. Sa here ky problem behej mediatik bashkia e Dibres dergonte mjetet per te mbuluar mbeturinat. Por pas nje kohe mjaft te shkurter e njejta situate perseritet. Rruga e vjetër e Maqellarës vijon të përdoret si një venddepozitimi mbetjesh duke shkaktuar ndotje të tmerrshme të ambjentit. Banorët që jetojnë përreth shprehen se situata vijon të jetë shqetësuese për faktin se deri tani nuk ka patur një zgjidhje përfundimtare nga ana e Bashkisë së Dibrës. Ata thonë se shkak për këtë ndotje bëhet mungesa e kontejnerëve por edhe vetë banorët që i hedhin pa kriter. Stogu i mbeturinave ka shkuar aq shumë saqë ato kanë dalë edhe në rrugën e asfaltuar. Ka nga ato banore dhe drejtues mjetesh qe jashte kameres e ngrejne kete shqetsim por nuk prononcohen ne prani te kameres.
Por nje banore pranon te prononcohet per ndotjen e ambjentit. Ajo shprehet se pervec mbeturinave dhe inerteve hidhen dhe kafshe te ngordhura dhe mbetje spitalore. Ky shqetsim eshte ngritur here pas here por nuk merret parasysh nga bashkia e Dibres.
Situata e ndotjes në bashkinë e Dibrës vijon të jetë shqetësuese. Në shumë zona nuk ka shërbim të grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave. Për këtë arsye, ndotja në disa pika është e lartë.