Rekamë

Ashtu siç e kemi trajtuar vazhdimisht gjendja e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi, duke përjashtuar këtu segmentin Burrel – Klos vijon të jetë e rëndë. Një ndër segmentet shumë problematike mbetet edhe ai nga Maqellara e deri në Peshkopi ku prania e madhe e gropave e vështirëson lëvizjen e të gjitha llojeve të automjeteve në drejtim të qytetit verilindor. Drejtuesit e mjeteve shprehen se ky segment ka qenë vazhdimisht problem për shkak se ka munguar investimi i mirëfilltë në të, por situata më shqetësuese është bërë gjatë tre muajve të fundit kur dhe nuk ka patur mirëmbajtje për shkak të përfundimit të kontratës nga firma që e mirëmbajti për 5 vite. Ata i bëjnë apel Autoritetit Rrugor Shqiptar që të kthejë vëmendjen edhe nga kjo rrugë në të cilën kalojnë me mijëra qytetar çdo ditë.
Janë rreth 18 kilometra rrugë problematike nga Maqellara në Peshkopi në të cilat jo vetëm ka prani të madhe të gropave, por i gjithë segmenti është i ngushtë.