
Ndonëse duhej të ishte vetëm një objekt kulti, minarja e Xhamisë së Maqellarës në Dibër, është përdorur për shtyllë të transmetimit të valëve të telefonisë celulare. Në minaren e kësaj xhamie prej muajsh ndodhen transmetuesit, ndonëse aty shkojnë çdo të premte dhjetra besimtarë musliman. Banorët e zonës e konsiderojnë si skandal dhe kërkojnë që KMSH të ndërhyjë sa më parë. Objektet e kultit sipas banorëve të Maqellarës, duhet të mbeten të shenjta ashtu siç dhe kanë qëllimin. Nga ana tjetër banorët ngrejnë shqetësimin e prezencës së këtyre pajisjeve transmetuese që mund të jenë rrezik për besimtarët, sidomos kur ka shkarkime të rrufeve.
Banorët shprehen se Maqellara rrethohet nga malet dhe s’ka nevojë që kompanitë telefonike të përdorin minaren e xhamisë si antena.