Manziku si margarine pas byftekut te arte!

Vaksina nuk beri pune! Shqiptaret donin mish ne kembim te biftekut qe rrezikon ti haje koken elektorale Edi Rames 3 muaj para gongut. Por autori i “Kurbanit” nuk kishte ndermend qe te derdhtr asnje pike gjaku politik nga i veti e aq me pak te ike per dhjame qeni pa i leshuar mish per topin e konsumit politik te se henes nje nga ata qe nuk eshte ai.

Sot ishte rradha e Arbian Maznikut. Nje figure antipatike po aq sa sishoku i tij politik Erion Veliaj, i cili po njelloj ka paturpesine e te folurit sipas skenarit deri ne vetsakrifikim, me garancine se asgje ne fund te dites nuk do te ndodhe. Per te shfryre llaven e fteres sociale qe kercet ne yndyren e perveluar te rrjedhur nga Dubai ne Tirane, ne mbremje shqiptare iu servir pak margarine e llojit Mazniku.

Manziku pranoi aspak ne heshtje gjithecka per te cilen grupi neo-sheikeve shqiptare me ne krye Arben Ahmetaj akuzohet. Mazniku pranoi qe kishin shkuar ne Dubai me ftese te nje klienti qe qeveria i ka qepur tashme nje ligje sur measure si ai tipit “Fusha” dhe se ne kembim te “negociatave”, klienti qe priste krushqit me “paje” nga Shqiperia u kishte qerasur nje darke ne Burxh Khalifa tek Nusreti i Madherishem madje dhe me “haramin” e veres te perfshire. Mazniku e di se e gjithe kjo panorame eshte nje shkelje flagrante e ligjit per konfliktin e interesit dhe ne nje shtet normal per keto gjera shkohet dhe ne burg, madje per keto jane bere dhe filma. Por ne nje shtet si vilajeti i Shqiperise me ali e kadi Edi Ramen, ligji ne doren e Maliqit godet vetem veremlinjte qe mentojne te ngrejne krye.

Per ata qe nenshtrohen apo vetsakrifikohen per Edi Ramen ka vetem amshim. Ne nje shtet si ai i Shqiperise ka rendesi vetem cirku. Dhe sa me shume paket buka, aq me shume shtohet cirku. Video e derrave t’knaqun ne Dubai u kujtoi shqiptareve se cirku ka shkuar larg dhe buka e atyre eshte kafshate qe s’kaperdihet ne krahasim me byftekun 400 eurosh.

Prandaj reagimi si asnjehere ne unison “pa proteste” e trembi Edi Ramen i cili per here te paren ne analizen e vet atje ne Surrel u ndje “i pafaj”. E prandaj ashtu si Marlon Brando ne “The last tango in Paris”, ai tentoi te perdore si margarine per te ndenjurat e arsyes se shqiptareve, margarinen Mazniku…
p.s…se kush e hengri kjo mbetet per tu pare ne 25 Prill, por deri atehere mesuam se nje surrat si Arbian Mazniku nuk sherben per gje tjeter vecse si margarine…/ Bledian KOKA