Gazetari Bledi Mane ka treguar një përballje të tij më ish kryeprokurorin Adriatik Llalla ku  nuk kanë munguar kërcënimet dhe padrejtësitë ndaj tij në mënyrë që të mos publikonte sipas Manes faktet e jetës luksoze të Llallës dhe familjarëve të tij.

Në një intervistë për Report Tv, Mane shprehet se ai ka hequr shumë mbi kurriz pasi filloi të publikonte artikuj denoncues për Adriatik Llallën, ndërsa shprehet se në raportin e DASH ku e shpall ish kryeprokurorin në listën e zezë,  dy faqë sipas Manes janë pjesë e artikujve të tij.

“Zgjodha të merrem me këtë djalin këtu (Adriatik Llallën) kur ishte në kulmin e karrierës, kur ai të bënte gjëmën në kuptimin e mirë të fjalës dhe saç kam hequr unë nga ky djali këtu nuk ka hequr as Artan Hoxha e as Klodiana Lala, kërcënime fizike, familja që shqetësohej, joshje nga të gjitha anët. Si një njeri që ka vuajtur mbi kurriz padrejtësitë e drejtësisë në shqiptare, fillova të tregohem racional. Ky djali këtu (Adriatik Llalla) sapo është kthyer nga Turqia pasi ka kaluar COVID dhe i uroj sinqerisht shërim të plotë, e mori shumë lehët në raport me mua. Në 2016 isha i vetmi gazetar që u ballafaqova me Tikun dhe shpurën e tij. Ishte një zyrtar i lartë i drejtësisë, një zyrtar i lartë publik, por pas tij fshiheshin nja 20 kriminel që mund të të bënin gjëmën natën dhe ditën. Si një burgaxhi i regjur si një njeri që e kam vuajtur mbi kurriz këtë kalvar dhe që nuk kisha çfarë humbisja sepse nuk kanë çfarë të më më sekuestrojnë se nuk kam prona, i dhashë vetes aq kurajo sa të vazhdoja. DASH e ka shpallu non grada dhe në dosjen qe ka për te dy faqe janë artikujt e mi, artikuj qe pas meje nuk kishte asnjë media te madhe s që të më mbronte, ishin artikujt online te faqja ime. Unë i dhashë një mësim të mirë tikërve dhe llallërave”, tha Mane.

Adriatik Llalla vijon të jetë në listën e zezë të Departamentit amerikan te Shtetit dhe qëndron në fuqi heqja e vizës së tij duke e ndaluar bashke me familjen që të hyjë në SHBA. Ndërsa një ditë më parë GJKKO vendosi sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Llalla.