
Prej afro javësh pranë spitalit të Bulqizës ka mbërritur mamografia e lëvizshme ku gratë e këtij rrethi po marrin shërbimin falas. Të shumta kanë qenë gratë e moshës 40 deri në 65 vjeç që janë paraqitur për të bërë egzaminimin e gjirit në mënyrë që të kapin në kohë këtë sëmundje tumorale. Infermjerja e promocionit pranë NJVKSH Bulqizë Festa Mjeshtri, tha se për 10 ditë janë ekzaminuar 136 gra, ku 12 prej tyre kanë rrezultuar të prekura nga kanceri i gjirit. Mjeshtri shtoi se të gjitha rastet do të dërgohen drejt QSUT për trajtim të specializuar.
Gratë e ekzaminuara ju bënë apel grave të tjera që të paraqiten dhe të bëjnë kontrollin e gjirit duke qenë se edhe kontrolli nuk ka asnjë kosto monetare.