
Postimi i Bashkisë Mat
Me datë 03.12.2020 nën drejtimin e kryetarit të Bashkisë z. Agron MALAJ, u zhvillua mbledhja e “ Këshillit Vendor të Sigurisë Publike ” në Bashkinë Mat, me objekt : “Përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 si dhe marrjen e masave nga strukturat vendore e qendrore për përballimin e situatës”. Qëllimi kryesor i takimit ishte për pasqyrimin dhe evidentimin e punës së bërë nga ana e strukturave përkatëse për menaxhimin dhe parandalimin e epidemisë, ku dhe u lanë këta detyra :
Marrjen e masave për zbatimin e vendimit Nr.511 datë 24.10.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet e Administratës shtetërore institucionet e pavarura dhe Njesitë e vetëqeverisjes vendore. Sensibilizimi i komunitetit për zbatimin e masave parandaluese duke ngritur grupete përbashkëta për informimin e qytetarëve. Rritjen e bashkëpunimit me organet ligjzbatuese për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore për shtetasit që rezultojn pozitiv me COVID-19. Bashkëpunim nëpermjet institucioneve qendrore dhe vendore për ngritjen e grupeve të ofrimit të ndihmës për personat e vetmuar me qellim ofrimin e shërbimit në banesë, si dhe bashkëpunimet me OJF, Kryqi i Kuq , Shoqata Bamirëse për ofrim ndihme për shtetasit në nevojë . Marrje e masave nga drejtuesit e institucioneve vendore dhe qendrore për zbatimin e akteve ligjore në parandalimin e përhapjes së COVID-19 .Marrjen e të gjithave masave ndaj institucioneve përgjegjëse arsimore për mbarëvatjen e zhvillimit të mësimit sipas kritereve të përcaktuara .