Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj së bashku me deputeten Aurora Mara panë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i djeshëm në banesën e familjes Doda në fshatin Prell të Njësisë Administrative Rukaj. Banesa e kësaj familjeje rrezikon shembjen si pasojë e dëmtimit të konstruktit të saj.
Për fat të mirë familja e Astrit Dodës nuk ka pësuar asnjë lëndim nga dëmtimi i banesës, por dëmet materiale janë të mëdha. Kryebashkiaku Agron Malaj tha se ka nisur procesi i verifikimit të të gjithë të dëmtuarve. Ndërsa deputetja Aurora Mara u shpreh se në mbështetje të kësaj situate janë të gjitha strukturat qëndrore e vendore.
Kryefamiljari Afrim Doda falenderoi drejtuesit e bashkisë dhe deputeten për interesimin dhe solidaritetin e treguar në këtë ditë të vështirë për familjen e tij.