
Të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin nga Klosi në drejtim të Bulqizë, Dibrës apo Maqedonisë së Veriut është e pamundur të mos përballen me këtë pjesë të dëmtuar të rrugës nacionale. Të gjithë ata që kalojnë në këtë rrugë mallkojnë autoritetet të cilat prej vitesh nuk po marrin masa për rregullimin e asfaltit i cili është deformuar shumë keq saqë edhe mjetet e larta e kanë të vështirë kalimin në të. Drejtuesit e mjeteve thonë se është për të ardhur turp që një rrugë nacionale të jetë në të tillë gjendje. Megjithëse shqetësimi i tyre është bërë disa herë publik, institucionet përgjegjëse kanë heshtuar, duke mos dashur tja dinë për pasojat që sjellë gjendja e tillë e një rruge në të cilën kalojnë çdo ditë mijëra automjete.
E vetmja ndërhyrje që është bërë deri tani është ky zhavor i hedhur nga ndonjë subjekt privat, por as kjo nuk e ka zgjidhur problematikën pasi automjetet vijojnë të dëmtohen sa herë kalojnë këtu.