
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ditën e sotme në qytetin e Burrelit.
Dy automjete janë djegur teksa mendohet që zjarri ka nisur tek mjeti BMV X5 më pas flaka është përhapur edhe tek një Benz i cili ishte në afërsi.
Mësohet se vetura tip BMV X5 është në pronësinë e futbollistit të njohur matjan Donald Mëllugja.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe akoma nuk janë zbardhur rrethanat.