Lushnja fiton edhe në shtëpi, mund 2 me 0 Burrelin

0

Të dielën janë luajtur disa nga ndeshjet e kampionatit të kategorisë së parë në futboll për llogari të javës së 15  të këtij sezoni.

Matjanët luajtuën në transfertë kundër ekipit të Lushnjës, një ndeshje e cila përfundoi me fitoren e lushnjarëve. Ekipit vendës i ka mjaftuar pjesa e parë e lojës për të vulosur rezultatin final ku ka marrë një tri pikësh të rëndësishëm dhe thuajse të paparashikuar në përballjen me matjanët.

Preknicaj dhe Ajinde kanë shënuar përkatësisht në minutat e 20 dhe 42 duke bërë që fitorja e ekipit lushjnar të vendosej që në këtë pjesë. Tentativat e matjanëve kanë rezultuar të pasuksesshme pasi nuk arritën të dërgojnë as edhe një herë të vetme topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Haremi.

Ekipi i futbollit Burreli vijon të qëndrojë në vendin e 9 të klasifikimit me 12 ekipe të kategorisë së parë, me 12 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë, javën e ardhshme Burreli pret në shtëpi ekipin e Apolonisë së Fierit, për të mbyllur ndeshjet e këtij viti kalendarik.