Lurë/ Zjarr në masivin pyjor pranë Liqenit të Luleve, pritet ndërhyrje nga ajri
Prej dy ditësh një vatër e fuqishme zjarri është aktive në parkun Kombëtar të Lurës. Flakët kanë përfshirë masivin pyjor në afërsi të liqenit të luleve. Për shkak të erës së fortë, vatra është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se në terren janë dhjetra forca nga ADZM, Bashkia Dibër, Policia e Shtetit dhe banorë të zonës, por për shkak edhe të terrenit është e vështirë neutralizimi, ndaj është kërkuar ndihma e helikopterit për ndërhyrje nga ajri.
Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Peladhi të Bulqizës. Edhe në këtë zonë në terren janë dhjetra forca për fikjen e zjarrit.