Lura, që pret të kthehet si më parë (VIDEO)

0
21

Parku Kombëtar i Lurës para viteve 90-të ka qenë i preferuari i udhëheqësve për të kaluar pushimet. Kjo për vetë faktin se aty ofroheshin bukuri përrallore, me pemë të larta e liqenet mbi krye të fshatit. Pamjet e xhiruara para se pyjet e Lurës të shkatërroheshin nga dora e njeriut, janë madhështore.
Pas shembjes së regjimit monist, në këtë park ashtu si në të gjithë vendin nisi masakra në pyje nga vetë dora e njeriut. 1300 hektarët me pyje të Lurës u shkatërruan pothuajse totalisht e kjo u bë me anë të prerjes apo dhe të djegies.
  Ruga për të shkuar tek liqenet e Lurës është e vështirë ku duhet patjetër të kesh një mjet të tipit katër herë katër.
Megjithë shkatërrimin që i është bërë nga vetë njeriu e ndoshta indirekt edhe nga strukturat shtetërore në këto 30 vite, në Lurë ka ende vizitor të cilët shkojnë për ta parë nga afër. Kjo ndoshta ndodh edhe për shkak të emrit që ka i cili ka qenë i njohur për të gjithë dekada më parë.
Por kurora e Lurës është pothuajse e shkatërruar e deri tani nuk ka patur asnjë nismë të mirëfilltë që të finalizohej me rivitalizimin e këtij parku i cili sot duhet të ishte më i frekuentuari jo vetëm në vendin tonë, por ndoshta edhe në Ballkan.
Liqeni i luleve e liqeni i Zi janë më të vizituarit nga 7 liqenet që ndodhen në këtë zonë.
Operatorët turistik në Lurë shprehen se ka një interes nga turistët për zonën, por kanë munguar investimet qoftë në infrastrukturë e qoftë për rigjenerimin e pyjeve të prera apo të djegura.