Fryrja e lumit Mat si pasojë e hapjes së hidrocentralit të Shkopetit ka thyer në mes urën që lidh fshatrat Skuraj, Gallatë e Vinjoll me rrugën nacionale. Ura tipa pasarelë e cila përdoret nga më shumë se 200 banorë të këtyre fshatrave ishte ndërtuar e gjitha prej metali, por tejmbushja e shtratit të lumit ka kaluar mbi të. Nikoll Marku banorë i fshatit Skuraj thotë se uji solli dru e gurë të mëdhenj të cilët goditën urën, duke i shkaktuar shkëputje në të paktën 3 vende. Por më problem është në mes të saj ku hapsira e çarjes është shumë e madhe, duke bërë që të rrezikohet jeta e kalimtarëve, sidomos gjatë lëvizjes natën. Marku tregon se ka vënë në dijeni strukturat vendore të Kurbinit por ende nuk është marrë asnjë masë.
Në këtë urë kanë humbur jetën 2 banorë të fshatit Skuraj kur ajo ishte prej dërrase, por siduket as ndërtimi i saj e gjitha prej metali me shina e shtresë llamarine, nuk ka rezultuar aq efikas, pasi është dëmtuar mbrëmjen e 8 Janarit.