Lumi Mat mbushet me banorë në orët e nxehta të drekës

0
32

Prej dy ditësh vendi është përfshirë sërish nga një valë e të nxehtit ku temperaturat kanë shkuar deri në 38 gradë celsius.
Por matjanët kanë gjetur zgjidhjen më të shkurtër dhe efikase për të kaluar orët e nxehta të drekës.
Dhjetra qytetar të Burrelit e Klosit si dhe banorë të zonave që përfshin rrjedha e lumit Mat, i janë drejtuar këtij të fundit për t’i bërë ballë të nxehtit përvëlues.

I gjithë shtrati i lumit Mat ishte pothuajse i tejmbushur me qytetar që gjejnë freksinë në ujin e këtij lumi apo hijeve që ka përgjatë gjithë rrjedhës së tij.
Lumi i Matit ka qenë vazhdimisht pritës i plazhistëve gjatë stinës së verës, por siduket këtë vit frekuentimi i këtij lumi është edhe më i lartë.
Frekuentuesit kanë qenë të grupimeve të ndryshme nga fëmijë, të rritur, por edhe familjarë që kanë zgjedhur zona të ndryshme të këtij lumi për të kaluar orët e nxehta të këtyre ditëve të Korrikut.