Lulzim Basha sot në Dibër. Takim me bazën pas përplasjeve me Berishën

Lulzim Basha sot në Dibër. Takim me bazën pas përplasjeve me Berishën

Lulzim Basha ka vendosur më në fund të dalë nga selia dhe të takohet me bazën.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mësohet se kreu i Selisë Blu ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

Burime nga PD bëjnë me dije se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD.

Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës.

Basha nis kështu një tur takimesh në të gjithë vendin, me qëllim riorganizimin e PD-së, veçanërisht pas lëvizjes së Foltores, që mblodhi rreth vetes mijëra anëtarë të partisë.