Deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili tha që rruga e Arbrit do të hapet në datën 29 nëntor solli edhe reagimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Kreu i PD akuzoi Ramën për trefishim të vlerës së investimit fillestar. Basha tha se Rruga e Arbrit nga 120 milion euro i cili ishte projekti fillestar i ka kushtuar shqiptarëve 360 milion euro e kjo nuk është arsye për tu mburrur nga ana e qeverisë.