Lugina e Matit/ “Toka djerr, jo nga përtacia, por nga kostot e larta”

0

Fermerët e luginës së Matit janë të mendimit që tokat e lëna djerr nuk vijnë si rezultat i mosdëshirës për t’i punuar, por për shkak se kostoja e proceseve bujqësore është shumë e lartë, duke mos justifikuar prodhimin. Me rritjen e fundit edhe të plehrave kimike bujqësore, për fermerët është bërë thuajse e pamundur ta mbjellësh tokën. Lutfi Taka, shprehet se me rritjen e çmimit të naftës janë rritur të gjitha shërbimet e tjera të proceseve për punimin e tokës. Ai shprehet se duhet ndërhyrje urgjente e shtetit për të ndihmuar fermerët dhe të gjithë ata që duan të punojnë tokën. Sipas tij, shkak për mospunimin e tokës nuk është mosdëshira, por kostoja e lartë. Ndonëse toka është prodhuese dhe me ujë, këta fermer mendojnë që nuk ja vlen të punohet e të mbillet.

 Banorët që kanë kultivuar në vjeshtën e kaluar grurin, janë detyruar t’i blejnë plehërat kimike me çmim të lartë, me shpresën se shpenzimet do t’i nxjerrin nga prodhimi.