Lufta ndaj korrupsionit, ambasadorja Kim: Ky është vetëm fillimi, institucionet të jenë të pavarura

0

Në këto momente po mbahet një mbledh me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe me konsultin e donatorëve, ku pjesë ishte dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kim në fjalën e saj tha se Shqipëria po bën një punë të mirë në luftën kundër korrupsionit dhe se kjo duhet të vazhdojë.

Ajo tha se të gjitha institucionet e pavarura duhet të luftojnë korrupsionin, teksa u shpreh se gjatë vitit 2021 Shqipëria ka ecur shumë mirë.

“Më lejoni të thekson dicka, duke theksuar sesa kritike është llogaridhënia dhe sigurimi që ndihma që secili prej nesh mund të japë. Drejt të cilat ndihmojnë Shqipërinë që të shkojë sa më parë.

Në fakt ne të gjithë kërkojmë që të gjithë të ndihen të sigurt. Krimi i organizuar ata minojnë demokracinë dhe minojnë shtetin ligjor. Kur njerëzit shohin politikan të korruptuar dhe më pas humbin besim. E ardhmja mbështet tek  institucionet e pavarura. Ia vlen të investosh kohën dhe të ardhmen në Shqipëri. E rëndësishme është të kemi institucione të pavarura, policia, prokuroria dhe politikanët duhet ti rezistojnë kanosjes, parave dhe korrupsionit.

Shqipëria ka arritur suksese 2021 që nga largimi i prokurorëve. Ky është vetëm fillimi ne do shohim një epok të re.

Shqipëria është një rrugë kyçe në trafikun e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore. Sipas UNODC rreth 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit, kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Numri i emigrantëve të paligjshëm gjithashtu është rritur. 

Me rritjen e trafikimit të qenies njerëzore ka edhe rrezik. Krimi i dhunshëm shpesh lidhet me krimin e organizuar. Unë kam parë se çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptare kur e ndajnë mendjen për të luftuar”, tha Kim ndër të tjera.