Rekamë

  Qytetarët e Lagjes së Re të qytetit të Bulqizës do të duhet të pushojnë çdo ditë në të njëjtin mjedis që shërben dhe si kullotë për lopët. Prej disa vitesh, lopë që i kanë banorë që jetojnë në periferi, dalin rrugëve të qytetit duke u kthyer në problem për banorët. Më shqetësuese situata është për të moshuarit, të cilët dalin të qëndrojnë në parkun e pushimit para nënprefekturës së Bulqizës. Ata shprehen se prania e kafshëve shtëpiake në rrugët e qytetit jo vetëm që nuk është e hijshme por edhe shqetësuese. Sipas të moshuarve të intervistuar, lopët mund të jenë edhe të rrezikshme për fëmijët që mund të tentojnë të luajnë me to. Ata kërkojnë që situata të zgjidhet sa më parë dhe ky fenomen i përvitshëm të marrë fund.

Prania e lopëve që lëvizin lirshëm në rrugët e parqet e qytetit të Bulqizës është burim aksidentesh për këmbësorët dhe për automjetet, të cilat përballen shpesh me to teksa u presin rrugën në befasi.