Kategoria e Parë i ka mbyllur pjesën dërrmuese të verdikteve një javë para fundit të sezonit. Janë përcaktuar 2 skuadrat e ngjitura direkt në Superiore, Bylisi kampion dhe Erzeni.
Sa i përket kësaj zone që synon Superioren, dilema është se vendi i 6-të do t’i takojë Tomorit, që e mban aktualisht apo Burrelit që ka dy pikë më pak se beratasit. Tomori pret Pogradecin që është i përfshirë në ethet e zonës “play out”, ndërsa Burreli luan në transfertë me Maliqin që ka rënë nga kategoria. E zjarrtë është beteja për zonën “play out”.