Pas një seance maratonë në Gjykatën e Gjirokastreës, kjo e fundit ka marrë vendimin për lirimin nga burgu të botuesit dhe gazetarit, Henri Çilit ndërsa drejtorit juridik të UET, Ilir Korbit është caktuar arrest në shtëpi. .
Burime për Faxweb.al konfirmojnë se ndaj Çili është vendosur masa “detyrim paraqitje”, “Arrest shtëpie” për tri femrat e përfshira në hetimet e operacionit “Mezhgorani” dhe “arrest shtëpie” për Ilir Korbin
Ka përfunduar seanca gjyqësore me dyer të mbyllura ndaj botuesit Henri Çili teksa sipas burimeve ai i ka mohuar akuzat ndërsa mbajtjen e tij pas hekura e quajti abuzim.
Në lidhje me akuzat ndaj kunatit të tij, Çili mësohet të ketë thënë se ai nëse ka bërë shkelje le të përgjigjet vetë para drejtësisë.
Gjatë seancës ka folur vetë Henri çili i cili ka pranuar përgjimet me argumentin se ai ka një studio ligjore që ia legjitimon ndërmjetësimin. Sipas tij biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje ligjore. Sipas Çilit, ngjarja e fundit do të jetë një shtysë për forcimin e masave të mëtejshme në mënyrën e funksionimit të studios së tij.
Nga ana tjetër, avokatë të pranishëm në seancë pohuan se çështjet mbi të cilat janë ngritur akuzat për të arrestuarit nuk kanë lidhje me njëra – tjetrën dhe nuk duhej të ishin brenda të njëjtit procedim. Duhej të ndaheshin në të paktën tre grupe u pohua nga avokatët.
Sipas avokatit urdhëri i ndalimit është bërë në mënyrë të paligjshme. Avokati është shprehur se Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit.