Liria e shtypit/ UGSH: Të bashkuar ja dalim përballë çdo lloj sfide

0

Në ditën botërore të lirisë së shtypit, Unioni i Gazetarëve Shqiptar në një deklaratë për shty e cilëson sfidën e medias si mundësia e vetme për të shëndoshur demokracinë. UGSH inkurajon gazetarët për raportim cilësor dhe shpreh mbështetjen e fortë përballë ç’do lloj presioni nga kushdo qoftë ai, zyrtarë publik apo individ.

Kjo dite apelon per kurajon, guximin dhe thellesine raportuese te gazetareve shqiptare

  • Deklaratë e UGSH në Ditën Botërore të lirisë së shtypit-

Tiranë 3 Maj 2021

Kjo është dita kur të gjithë gazetarëve na kujton se lartësia e misionit dhe detyrës sonë përcaktohet nga kurajua dhe pavarësia raportuese. Gazetaria e lirë shëndosh demokracinë dhe vetë shoqërinë. Liria jonë mishërohet tek kurajua për denoncimin dhe raportimin e korrupsionit, kudo ku ndodh dhe nga kushdo kryhet. Reporterët investigativ janë modeli që duhet ta shumëfishojmë mes nesh. Mediat janë përballë sfidës së shumëfishimit të kurajos dhe kthimit të besimit publik. Ne do t’ia dalim dhe më të bashkuar, në kërkim të një statusi që garanton integritetin dhe besueshmërinë tonë. Media shqiptare është pushteti, të cilit i kërkohet sot me shumë se kurrë, lartësim kurajoje dhe pasurim me vlera morale. Avokatia më e mirë për vendin dhe shoqërinë është kur besnikërisht raportohen të gjitha shkeljet dhe privimet e lirive themelore dhe kur transparenca imponohet për qeverisësit dhe gjithë administratën publike.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë inkurajon në këtë ditë gjithë gazetarët për kurajo, guxim dhe besnikëri ndaj së vërtetave ai dhe gjen rastin të denoncojë censurën dhe censuruesit që gjenden tek kundërshtarët e lirisë sonë, ortakë e pronësisë mbi mediat dhe më së shumti tek networket e korrupsionit dhe aferave kriminale.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë!