Rekamë

Formalizimi dhe mbrojtja e sektorit të bletarisë në vendin tonë ka shtyrë që Konfederata e Bletërritësve të Shqipërisë të hartojë me ekspert një ligj i cili do t’i propozohet parlamentit për miratim. Për të njohur bletërritësit me këtë projekt-ligj por edhe për të marrë mendimin e tyre, Konfederata e Bletërritësve të Shqipërisë dega Mat zhvilloi një takim me bletërritësit e zonës. Kryetari i kësaj dege Gani Bruçi tha se projektligji është i bazuar në dy modele shumë të mira të ligjit për bletarinë i cili zbatohet në Itali dhe në Kosovë. Sipas tij, ligji ka si synim mbrojtjen e bletarëve si në aspektin ligjor por edhe të tregut të farmaceutikës për këtë kategori.I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili në fjalën e tij tha se pushteti vendor do të jetë gjithmonë krah ekonomisë ndihmëse dhe se do të mbështesë me infrastrukturë sektorin e bletarisë në mënyrë që ai të zhvillohet sa më i formalizuar.
Projekt-ligji për bletarinë do të kalojë fillimisht në Komisionin e Ligjeve e më pas do t’i përcillet parlamentit për miratim.