Rekamë

Një 40-vjeçare nga Lezha me iniciale Gj. B., është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.

Sipas policisë 40-vjeçarja është arrestuar pasi i ka shkaktuar dëme fizike 70-vjeçarit me iniciale Z.P

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

‘Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P., 40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen, Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z. P.,70 vjeç’, njofton policia.