
Është zhvilluar këtë të enjte në ambjentet e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, pas vdekjes, për Lekë Lalaj. Në këtë ceremoni merrnin pjesë familjarë, të afërm e miq të Lekë Lalajt, i cili dha jetën në një akt të rrallë heroic rreth 2 dekada më parë. Vendimin e Këshillit Bashkiak e lexoi kryetarja e këtij këshilli, Elisa Gjasta, ndërsa Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i dorëzoi pllakadën bashkëshortes së Lekës. Në emër të familjes Lalaj falenderoi vëllai i të ndjerit Lekë, Pashk Lalaj.

\Më pas të pranishmit e tjerë ndanë kujtime nga jeta me Lekë Lalajn, kujtime të cilat vazhdojnë t’i ruajnë gjatë në memorien e tyre.