Leka Zogu presidenti i ri i Republikës? Gazetari i njohur hedh hipotezën

0

Teksa kemi hyrë në muajt e nxehtë për përzgjedhjen e Presidentit të ri të republikës, kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e parë si më favoritët.

Fillimisht ishte ish-kreu i PD Lulzim Basha i cili u përfol si një kandidat potencial për të qenë ai Presidenti i ri i Republikës.

Por kjo kandidadur u hedh menjëherë poshtë nga kryeministri Edi Rama si dhe nga Sali Berisha.

Gazetari i njohur Muhamet Veliu ka hedhur ditën e sotme një hipotezë e papërfolur më parë.

Sipas Veliut është pikërisht Princi Leka Zogu një ndër kandidatët e mundshëm i cili mund të marrë postin e të parit të vendit.

Leka Zogu gëzon mbështetjen  e amerikanëve e provuar kjo sipas gazetarit pas vizitës së zyrtarit të lartë Filip Riker me pinjollin e familjes së Ahmet Zogut.

Princi Leka Zogu i përmbush të gjitha kushtet duke qënë një figurë politike e papërbaltur dhe me një shkollim perendimor.