Lapidari Zenisht – Urakë, kur ARRSH do ta inventarizojë?

0
17

  Segmenti rrugor nga ura e Matit deri tek Lapidari Zenisht tashmë e ka një përgjegjës për mirëmbajtjen e tij, por Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon të refuzojë inventarizimin e pjesës tjetër, nga Lapidari Zenisht deri në dalje të Urakës. Kjo ka bërë që rruga të mbetet në mëshirë të fatit dhe t’i dorëzohet agjentëve atmosferikë të cilët kanë shkaktuar shumë probleme në të. Pjesë më problematike mbetet ajo pranë urës së Urakës ku jo vetëm traseja është dëmtuar, por ka patur edhe rrëshkitje dherash nga ana e sipërme. Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo rrugë kërkon ndërhyrje të menjëjhershme pasi është një arterie e rëndësishme që lidh jo vetëm fshatrat e zonës, por edhe Qarkun Dibër me Rrëshenin.

Segmenti Rrëshen – Urakë është ndërtuar që në vitin 2012, por Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk e mori në inventar pasi kjo më parë figuronte nën përgjegjësinë e Këshillave të Qarqeve Lezhë e Dibër.

Dritan Kurti