Ditën e nesërme këngëtari i rrokut i cili është arrestuar dy netë më parë në kryeqytet do të dalë para organit të akuzës ku do ti komunikohet masa e sigurisë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Faxweb.al mëson nga burimet se Prokuroria do të kërkojë ndaj Gjokës masën e “Detyrim paraqitje”.
Një patrullë policie e ka ndaluar këngëtarin 2 netë më parë dhe pas nënshtrimit të testit të alkoolit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool mbi sasinë e lejuar dhe për këtë arsye është bërë edhe shoqërimi i tij në komisariat.
Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet ndërsa efektivët që e kanë ndaluar i përkasin Komisariatit nr.4.