Rekamë

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar në serbisht presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit për të lejuar që të kalojnë kamionët nga Kosova, të cilët kanë mbetur të bllokuar në kufi prej 24 orësh.

“Vetëm me solidaritet pa kufi dhe dhembshuri për njerëzit mund dhe do të mposhtim një armik të përbashkët. Z. President, ju lutemi hiqni pengesat për kamionët nga Kosova. Le të jetë fqinjësia jonë një shembull i solidaritetit shumë të nevojshëm për të fituar këtë luftë! Kamionët nga Kosova kanë 24 orë të bllokuar në kufirin e Serbisë! Në luftë kundër një armiku të përbashkët që nuk di për kufij, duhet të fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin. Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë! Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën,”-shkruan Rama