LAJMI I FUNDIT/ Basha zbulon ofertën e Ramës: Ti kryeministër dhe unë president

0
5

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zbuluar për herë të parë ofertën e kryeministrit Edi Rama pas të cilës fshihet propozimi për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.


Basha tha se ndërmjetës të kreut të qeverisë i kanë ofruar atij të jetë kryeministër i ardhshëm dhe Edi Rama të bëhet president. Sipas Bashës, në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë”, u shpreh Basha.


Kreu i PD i kërkoi kryeministrit që të lejojë rotacionin politik, pasi siç tha ai, askush nuk është i përjetshëm në pushtet.