Shtabi i emergjencave civile në Bashkinë e Matit u mblodh menjëherë pas situatës së krijuar nga tërmeti.
Drejtuesit e institucioneve në Bashki dhe ato qëndrore në nivel vendor morën të gjitha udhëzimet e nevojshme për të vijuar me identifikimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet, dhënien e ndihmës ku është e nevojshme etj.
Kryetari i Shtabit të Emergjencave Civile, Kryebashkiaku Agron Malaj kërkoi angazhim maksimal të secilit prej anëtarëve të shtabit për të qenë pranë të dëmtuarve.
Po ashtu u vendos për një tjetër mbledhje në orën 15:00.