Një tjetër pushues ka humbur jetën tragjikisht në bregdetin shqiptar. Policia njofton se është mbytur pushuesi 58-vjçar në plazhin e Tales në Lezhë.
Viktimë është shtetasi N.M, banues në Burrel.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:35 , në plazhin e Tales ,Lezhë është mbytur në det shtetasi N.M.,58 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.