Rikthehet sërish paniku i tërmeteve. Lëkundje të forta janë ndjerë pak minuta më parë në Tiranë.

Nga të dhenat paraprake tërmeti ishte me magnitudë 3.6 me thellësi 10 km. Epiqendra e tërmetit ishte 16 km nga Bulqiza, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Durrësit.

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë goditi qarkun e Tiranës dhe Durrësit më 21 shtator, ndërsa shkaktoi dëme të shumta materiale