TIRANË- SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i cili u filmua duke marrë kokainë në ambiente publike. Lajmi konfirmohet për Dosja.al nga burime pranë SPAK, që sqarojnë se kryebashkiaku dyshohet se është përfshirë në shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike. Po të njëjtat burime sqaruan se brenda javës do të caktohen edhe prokurorët që do të kenë në dorë hetimin e kryebashkiakut. Alla do të hetohet në bazë të nenit 283 të Kodit të Procedurës Penale.
burimi dosja.al