Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, brenda 24 orëve të fundit. Një 70-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19.

70-vjeçari i konfirmuar me COVID-19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Më herët 2 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi ditën e sotme.

“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen”, – thotë Ministria e Shëndetësisë.