Të shtunën nis vaksinimi anti covid në qytetin e Vlorës.

Burime nga bluzat e bardha në Vlorë thonë se po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambientet është ai i palestrës së basketbollit.

Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, ende nuk dihet numri i dozave që do mbërrijnë në Vlorë.

Një tjetër qytet ku pritet të nisë vaksinimi pas Tiranës është edhe Shkodra, duke e bërë kështu që të shmanget përqendrimi shumë i madh në kryeqytet.