Sot policia e Matit ka sekuestruar një sasi të madhe kanabis në fshatin Stojan, njesia Baz të Matit.
Janë sekuestruar 7 kg kanabis e cila ishte gati dhe pergatitur për treg të cilat ishin ndarë në disa qese.
Gjithashtu në një banese tjetër të braktisur janë sekuestruar 300 rrënjë kanabis që i ishin vendosur në procesin e tharjes po në këtë fshat.
Janë arrestuar 4 persona nga policia e Matit, një person tjetër do hetohet në gjendje të lirë pasi ishte i mitur, dhe po ashtu nje person tjeter eshte shpallur ne kerkim.
Në operacion ishte i pranishem edhe kryeprokurori i Matit Abaz Muça.
Sipas prokurorit keto persona kane qene ne vezhgim prej disa muajsh.