E ftuar në studion e “Open”, Manastirliu tha se porosia është bërë që në muajin prill, ndërkohë që injektimi do të bëhet sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri.

E ftuar në studion e “Open”, Manastirliu tha se porosia është bërë që në muajin prill, ndërkohë që injektimi do të bëhet sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor.

Popullata e riskuar do të vaksinohet falas.

Që prej muajit Prill, kemi financuar vaksinën kundër gripit, në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë-dimrit, me rrezikun e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë. Vaksinimi do të nisë shumë shpejt, nesër: do të ofrohen falas për popullatën e riskuar, duke filluar nga sot, sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor. Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit, ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë, fëmijët 2-5 vjeç, sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik,”– tha Ministrja.