Dy të ndaluarit e dy ditëve më parë në Maqellarë të Dibrës të dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dolën këtë Shtunë para togave të zeza në gjykatën e shkallës së parë në Dibër për tu njohur me masën e sigurisë.
Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurores së çështjes, duke i lënë shtetasit Denis Xholi me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku 25 vjeç në arrest me burg.
Avokati mbrojtës Halil Zhuka tha se nuk ka provë që ato ta kenë kryer këtë vepër penale.
Simpatizant të Partisë Demokratike bllokuan dy ditë më parë në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Ceku. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 5 milion lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.